Ahmeti: Nuk jam skeptik, shpresoj se datë për BE marrim në qershor

Ka mjaftë aktivitete, si nga fqinjët tanë ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, por gjithashtu urat e komunikimit mes dy shteteve janë funksionale, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, njofton Pa Censurë.

Shpreson se në qershor RMV-ja, do të merr datë për nisjen e bisedimeve me BE. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve cili është plani B nëse nuk merret data në qershor, Ahmeti sot tha se ai nuk është nga tabori i skeptikëve dhe se shpreson se kjo çështje do të ketë epilog pozitiv.