Ahmeti nga Vrapçishti: Bashkë të vazhdojmë kështu, drejtë kapitujve dhe sukseseve të mëdha


Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryeparlamentari Xhaferi dhe ministra e drejtor, ka qëndruar në Vrapçisht për të dhënë mbështetje Nebi Rexhepit, kandidatit për këtë komunë.
Ja postimi i Ahmetit:

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore zbarkuam në komunën e Vrapçishtit dhe bashkë me Nebi Rexhepin takuam shumë qytetarë me të cilët bashkëbiseduam se si të çojmë përpara projektet për jetë më të mirë në këto vendbanime.
31 Tetori duhet të na gjejë kështu të bashkuar sepse komuna e Vrapçishtit meriton më shumë e më mirë, meriton ndryshim dhe atë ndryshim do e bëjmë me BDI dhe me Nebiun.
Bashkë të vazhdojmë kështu, drejtë kapitujve dhe sukseseve të mëdha.
Vepro drejtë, voto blertë!
Rretho numrin 3, voto Nebi Rexhepin
💚🗳3️⃣