Ahmeti: Nga prokurorët special u mora në pyetje si dëshmitar

Ka përfunduar marrja në pyetje në cilësi të dëshmitarit për kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Pas përfundimit të intervistimit në ditën e dytë, i cili zgjati për rreth shtatë orë, kryetari i BDI-së për shkak të procesit nuk ka dhënë detaje lidhur me atë për të cilën është marrë në pyetje, por tha se nga prokurorët specialë u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.

“Intervistimi im ka zgjatur dy ditë dhe deri në përfundim të këtij procesi nuk mund të ndaj asnjë informacion me opinionin, pasi që kështu e përcakton ligji dhe dua ta respektoj ligjin. Në përfundim të këtij procesi, të këtij epilogu, atëherë mund të asim dhe na lejon edhe ligji Po, sot ka marrë fund procesi i intervistimit tim. Ky është një proces dhe unë shpresoj dhe të gjithë që mos të merren intervistime e kështu me radhë”, tha ai.

Ish-anëtari i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Ali Ahmeti, ka thënë se Gjykata Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës.
“Është vendim i Kuvendit të Kosovës, dhe ky vendim është ekzekutuar”, tha Ahmeti. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për tetë orë është intervistuar dje nga Gjykata Speciale. Intervistimi i tij u bë në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.