Ahmeti nga Prishtina: Kosova ka mbështetjen time të parezervë


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me zëvendëskryeministrin të parë, Artan Grubi kanë qëndruar në Prishtinë ku me ftesë të Presidentes Osmani kanë marrë pjesë në manifestimin kryesorë të pavarësisë të organizuar nga institucionet e Republikës.

Ahmeti ka thënë se 15 vjetorin e Pavarësisë e ka rrumbullakësuar në Prishtinë në pritjen zyrtare shtetërore të organizuar nga Presidentja Osmani.

“Kosova ka mbështetjen time të parezervë dhe solidarizohem tërësisht me përpjekjet për ta rrumbullakësuar rrugëtimin e shtetësisë së plotë, të merituar dhe të patjetërsueshme”, ka shkruar Ahmeti.