Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti shkruan:
Të nderuar qytetarë,
Në këto çaste vendimtare për ardhmërinë e vendit, po ju shkruaj nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ku bashkë me kolegët deputetë kemi mbi supe përgjegjësinë madhore për të vendosur se a do të vazhdojë apo jo vendi ynë hapërimin drejt rrugës së integrimit.
Të qarta dhe shumë decide ishin sot deklarimet e kryetares së Komisionit Europian, znj. Ursula von der Leyen për përkrahjen që na japin të gjitha shtetet e Europës, për përmbajtjen e propozimit të presidencës franceze që nuk cënon në asnjë mënyrë tiparet e identitetit gjuhësor, kulturor dhe historik të bashkëqytetarëve tanë maqedonas.
Bashkë kemi ndërmarrë vendime të rëndësishme që u dëshmuan të dobishme për të gjithë ne, prandaj këto ditë le të reflektojmë thellë dhe le të vulosim ardhmërinë tonë europiane. EUROPA NA PRET!