Ahmeti nga Gostivari: Jam krenar për kuadrot që na zbardhin fytyrën

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për të katërtën ditë me radhë ka qëndruar në Gostivar ku ka realizuar takime me qytetarë të kësaj komune. Siç thuhet në njoftimin e kësaj partie pas takimeve të sotme, Ahmeti para gostivarasve ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit në BE. Nuk ka lënë pa përmendur as ngjarjet e fundit brenda partisë me grupin e të pakënaqurve.

“Jo që unë jam kryetar, po BDI-ja është partia më me demokraci të brendshme, lëri ca flasin ata. Funksionojmë për mrekulli si brenda po edhe në institucione. Ku ka më demokraci se sa të zgjedhësh një anëtarë një votë. Ne si parti, fabrika nuk bëjmë, por mbështesim ekonominë. Ne u bëjmë siguri, nuk keni nevojë të shkoni nëpër dyer. Drejtëpërsëdrejti kemi njerëz, për atë paguhen. Qëllimi ynë është që ta forcojmë shtetin, ekonominë dhe drejtësinë. Duke filluar nga unë ta fillojmë vettingun, që gjykata e prokurorë të jenë të pastër e të drejtë, me ekspertë nga jashtë dhe ekspertizë”, ka theksuar Ahmeti.