Ahmeti: Ne të rrimë tek shallteri? Jo mor vëlla, vendos populli!


Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Kërçovë komentoi deklaratat e fundit nga opozita shqiptare, të cilët shprehen se janë të bindur se do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ahmeti thotë se për këtë[ vendos populli dhe se pala tjetër do ta respektojë vendimin.

“Në qoftë se gjithsecilit i kujtohet, o burra ne duam të jemi në qeveri, atëherë pse ne dalim në zgjedhje?! Po mirë, do të presim se kush do të fitojë, LSDM-ja apo VMRO-ja, dhe cili të na thërrasë, ne të rrimë tek shallteri e të presim, e të na thonë “t’i i mirë je, por Shabani s’më pëlqen se është pak si ters”. Jo mor vëlla, vendos populli! Edhe pala tjetër këtë do ta respektojë se nuk ka zgjidhje tjetër”, tha Ahmeti./tv21.tv