Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka qëndruar në Dibër.
Në tubimin që u mbajt në qendrën e kulturës, kandidati për kryetar të komunës, Hekuran Duka prezantoi programin e tij.Nuk u la pa u kujtuar as Ruzhdi Lata.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti falënderoi dibranët për mbështetjen e dhënë dhe tha se vlerat që promovojnë si parti kanë bërë që të vlerësohen dhe përkrahen nga pjesa dërmuese e shqiptarëve.
“E kaluara nuk duhet të harrohet por ajo s’duhet të përsëritet. Për këto 20 vjet unë jam mirënjohës për ju dibranë dhe dibrane që keni dhënë mbështetje pa rezervë sepse keni bërë vlerësimin e duhur ashtu siç vlerësojnë dibranët. Në plan të parë kemi vendosur familjen, përparimin e kombit, edukatën, mirëkuptimin, tolerancën dhe pikërisht duke i pasur këto orientime jemi vlerësuar dhe përkrahur nga pjesa dërmuese e shqiptarëve në këto hapësira. Ky është takim për zgjedhjet lokale. Domosdo më duhet të kujtoj edhe një bashkëpunëtor që e kam pasur – Ruzhdi Latën por edhe njerëzit e afërt”, tha Ahmeti.