Ahmeti: “Në BDI nuk ka pasur pakënaqësi por menaxhim, debatim, dialogim për mbarëvajtje të procesit”

Në BDI sot po mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm ku do të zgjidhet kryesia. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti para mbledhjes në pyetjen se a janë ende ato emra që janë përmendur në media, Ahmeti tha se emrat janë akoma pa publikuar dhe të njëjtit do publikohen para Këshillit të Përgjithshëm. Sipas tij, aty do zgjidhet kryesia, nënkryetarët, sekretarët dhe organet tjera.

Ahmeti do të ketë gjithashtu fjalë rasti për zhvillimet politike në vend. Ai poashtu i komentoi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur brenda kampit të partisë më të madhe shqiptare duke thënë se pakënaqësi nuk ka pasur, por ka pasur menaxhim, debatim, dialogim për mbarëvajtje të procesit. I pyetur se a do shuhet “Grupi i Zjarrit“, Ahmeti tha se grup të tillë nuk ka pasur./Tetovasot