Ahmeti: Ndërhyrjet e Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë nuk kanë qenë të shëndetshme


Ndërhyrjet nga Kosova në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë të shëndetshme” ka thënë kreu i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin Pressing kur u pyet nëse Vetëvendosja ka bërë mirë ose jo që e përkrahi koalicionin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Ahmeti tha se ka shokë dhe bashkëveprimtarë në të gjitha subjektet politike në Kosovë duke përfshirë këtu edhe Vetëvendosjen e Albin Kurtit megjithatë nuk i konsideron korrekte thirrjet e eksponentëve të lartë të VV-së përfshi këtu edhe kryetarin e partisë, që të votohet koalicioni mes Ziadin Selës dhe Afrim Gashit.

Ahmeti ta se shqiptarët e Maqedonisë janë të vetëdijshëm për punët e bëra gjatë qeverisjes së BDI-së dhe se dinë të vlerësojnë dhe dënojnë kur është nevoja, pa pasur nevojë për ndërhyrje nga jashtë.