Ahmeti: Misioni i Hasan Prishtinës nuk ka mbaruar, vazhdon me rrugën drejt Bashkimit Europian

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ishte i pranishëm në Tribunën tematike “Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës”.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari Ahmeti ka folur mbi rezistencën dhe lëvizjet politike e diplomatike.

“Hasan Prishtina do të mbeteshte udhërrëfyes për tërë Lëvizjen Patriotike Shqiptare. Porosia e parë e tij ishte nuk duhen as çifligjet, as pasuria pa liri, pa integritet, pa shtet dhe jo rastësisht e shkriu të tërë pasurinë sepse pa integritet e sovranitet, pa liri kombëtare hiç ma shumë se sa një fluskë sapuni të tëra çifligjet mbeteshin. Mësuam shumë nga ky atdhetar, dijetar. Mësuam mbi lëvizjet të përhershme, rezistencën, mbi lëvizjet politike e diplomatike. Ishte një periudhë shumë të vështirë si Kryeministër i Shqipërisë, një periudhë ku veçmë ishin përmbyll të gjitha projektet dhe planet që nga Konferenca e Shën Stefanit ku hapësirat shqiptare hiç ma shumë se sa një copë tregu për të kënaqur apetitet e vëndeve gllabëruese fqinje. Hiç ma shumë se sa një shprehje gjeografike dhe fillimet janë që në Konferencën e Shën Stefanit që gjithmonë e më tepër copëtoheshin, sakatoheshin, dëboheshin shqiptarët, aplikoheshin elaborate nga Moska nga Beogradi, nga vendet fqinje”, ka thënë kështu kryetari Ahmeti në fjalimin e tij.

Sipas Ahmetit, Hasan Prishtina hyni në një veprimtari për të organizuar një rezistencë po jo më tani të izoluar vetëm brenda shqiptarëve por duke krijuar aleanca.
Më tej, ai ka folur edhe për misionin e pambaruar të vendeve tona për anëtarësim në Bashkimin Europian.