Ahmeti: Marrëveshja Kosovë-Serbi hap kolosal drejt Marrëveshjes finale

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmes Facebookut ka përshëndetur arritjen e Marrëveshjes ekonomike mes Kosovës e Serbisë këtë pasditë në Uashington.

“Lajme të mira nga djepi i demokracisë, nga vendi që bën ndryshim, nga vendi që promovom paqe, siguri dhe stabilitet, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U arrit Marrëveshja historike në mes dy shteteve sovrane, Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo është një hap kolosal drejt Marrëveshjes finale dypalëshe dhe Ballkanit në paqe e prosperitet ekonomik” shkruan Ahmeti.
Përfundon duke theksuar se miqësia shqiptaro-amerikane dhe bashkëpunimi strategjik janë sa shekullore aq edhe të përjetshme.