Ahmeti: Lëvizjet e para për ndryshim kanë nisur në Tetovë (VIDEO)

Lëvizjet e para për ndryshimin e statusit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë filluar në Tetovë si një qendër më e edukuar, më e arsimuar, më mirë e mobilizuar në hapësirat shqiptare dhe pikërisht në saje të kësaj konsiderate dhe të këtij angazhimi, Tetova ka mbetur si qendër për afirmim të vlerave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Kështu deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive me gazetaren Matilda Mcini në televizionin Ora News.