Ahmeti: Largimi i “20%”-shit nga Kushtetuta, problem i vogël (VIDEO)


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se largimi i termit “20%” nga Kushtetuta, që i referohet të drejtave të shqiptarëve në RMV, është problem i vogël. I pyetur nga gazeta LAJM, nëse kjo do të ndodh gjatë ndryshimit të Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në të, Ahmeti tha se ky problem do të zgjidhet në një të ardhme të afërt.

“Çështja e 20%-shit që ju po e ngrisni është problem më i vogël përballë problemeve të mëdha sepse 20%-shi në substancë nuk ndryshon asgjë. E kam shpjeguar disa herë që 20%-shi është futur vetëm për t’u ndihmuar kompromisi dhe mos të dëmtohet substanca e Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Aty ku ka qenë shqiptarë, është futur 20%. Kështuqë edhe me VMRO-në në të kaluarën kam biseduar që nuk është problem kjo çështje për tu zgjidhur, edhe me LSDM-në kemi biseduar që nuk është problem për tu zgjidhur dhe mendoj që është në vullnetin e mirë të të gjithëve që kjo të arrihet në një periudhë të ardhshme”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti./Gazeta LAJM