Ahmeti ka takuar Merkon, ky i fundit ka ngrirë rolin e tij në BDI por jo edhe atë të kreut të Strugës

Ramiz Merko ka ngrinë rolin e tij BDI, por jo edhe atë të kryetarit të Strugë, këtë e bëri të ditur sot zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili njoftoi se kreu i partisë, Ali Ahmeti ka pasur takim me Ramiz Merkon dhe se pas takimit si parti kërkojnë që autoritetet të hetojnë informacionet që dalin nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për futje në listën e zezë të Merkos.

“Pas takimit të djeshëm ndërmjet kryetarit Ahmeti dhe z. Merkos, njoftojmë opinionin se BDI kërkon nga institucionet që të hapin menjëherë hetim gjithëpërfshirës për z.Ramiz Merko, për të gjitha pretendimet dhe informacionet e mundshme që dalin nga ky vendim i DASH. Nën dy, BDI pranon vendimin e z.Merko për të ngrirë anëtarësinë e tij në Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së, deri sa të përfundojë hetimi dhe nën tre, BDI pezullon aktivitetin zgjedhor partiak në Degën e Strugës, deri sa të krijohen kushte të reja për organizimin e tyre”, deklaroi Osmani./tv21.tv