Ahmeti: Ka ardhur koha që BDI të fokusohet tërësisht në cilësinë e të jetuarit

Kreu integrist, Ali Ahmeti, në 19 vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim nga parku i Qytetit të Shkupit, bëri të ditur agjendën e gjelbër, duke shtuar se B DI do të fokusohet në cilësinë e të jetuarit.

“Ka ardhur koha që Bashkimi Demokratik për Integrim të fokusohet tërësisht në cilësinë e të jetuarit, kushteve të jetesës së përditshme, zhvillimin, arsimin dhe shëndetësi cilësore, drejtësi joselektive, digjitalizimin, politikat sociale, infrastrukturen, ekonominë dhe mjedisin jetësorë “, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.