Ahmeti: Jemi përpjekur qe të jemi parti e fjalës së dhënë dhe veprës së realizuar

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shpalosur platformën e re dhe 5 përbetimet e BDI-së për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. këtyre 5 përbetimeve kryesore patjetër do t’i përmbahen kandidatët për kryetar të komunave.

Ali Ahmeti bën thirrje që t’i besojmë të blertës dhe ta realizojmë bashk fushatën e blertë.
Lideri i BDI-së tha se kryetarët e komunave do t’i përfshijnë qytetarët në më shumë aktivitete dhe do ta dëgjojnë zërin e tyre.

“Të nderuar qytetarë, të dashur vëllezer e motra
Besoni tek e blerta!
Këtë ua thash bashkëpartiakëve të mi në takimin e djeshëm ndërsa sot juve ju them: ta realizojmë bashkë ëndrrën e blertë
Fushata zgjedhore duhet të zbardhë se si kandidatët do ta zhvillojnë komunën e tyre edhe më shumë, si do të përfshijnë qytetarët edhe më tepër dhe se si do ta dëgjojnë zërin e tyre çdo ditë.
Ne tek BDI jemi përpjekur që të mbetemi parti e fjalës së dhënë dhe e veprës së realizuar.
Andaj, u dakorduam me të gjithë kandidatët që ti përmbahemi agjendës së blertë për të përmirësuar cilësinë e jetës”, tha Ali Ahmeti.