Ahmeti: Ideja për KRYEMINISTRIN SHQIPTARË daton që para 11 vjetësh (VIDEO)

Ideja për kryeministrin e parë shqiptar daton prej para 11 viteve. Bashkimi Demokratik për Integrim si parti serioze asnjëherë deri më tani nuk ka vepruar me emocione, por ka bërë punën hap pas hapi, dhe tashmë vlerëson se ka ardhur koha për të kërkuar kryeministrin e parë shqiptar. Kështu ka deklaruar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë konventës promovuese në Prespë të kandidatëve për deputet.

“Ne nuk kemi kërkuar as të përvetësojmë e as të partizojmë dhe ideja ka dalë tash e 11 vite më herët. Ne gjithmonë kemi shkuar hap pas hapi, vështirësi PO, por dorëzim JO. Hap pas hapi kemi realizuar detyrat, obligimet dhe qëllimet tona. Tani më vlerësuam se është koha për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR sepse vërtet kemi qenë më dalëzotësit në këto hapësira”, deklaroi Ahmeti.

https://www.facebook.com/tetovasot2/videos/242469543812845/?v=242469543812845