Ahmeti i kërkon Prokurorisë t’i hetojë gjithë funksionarët e BDI-së

“Le të fillojë nga unë, e të vazhdojë deri tek çdo funksionar i BDI-së”. Këtë e deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me hetimet nga prokuroria për Ramiz Merkon dhe funksionarët e tjerë të BDI-së. Ahmeti tha se ai prokurorit Lubomir Joveski i ka thënë se do ta ketë votën, ndërsa hap hetim për të gjithë funksionarët e BDI-së.

“Kjo kërkesë është bërë Prokurorisë Speciale, zonjës Katica Janeva, dhe kryeprokurorit të cilit jam ulur dhe i kam thënë se votën time do e kesh në parlament nëse ti hap hetim për të gjithë funksionarët e BDI-së, nga unë deri tek funksionari i nivelit më të ulët”

Megjithatë Ahmeti tha se ai drejton parti politik dhe nuk është organ hetues. Kreu i integristëve tha se ka kërkuar edhe ndihmën e ekspertëve ndërkombëtar, për të qenë më i besueshëm procesi i vetingut.