Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar edhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin SelA si dhe Kryetarin e Besës njëherit edhe Kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në manifestimin e 20 vjetorit të partisë.
Në festën e BDI-së në Tetovë që do të shënojë të arriturat e përbashkëta në dy dekadat e fundit do të jenë të pranishëm shumë yje të shoubizit shqiptar.
Mes tyre do të jenë edhe Kida, Tayna, Nora Istrefi, Ghetto, Lubi B dhe 54MM.
Festa do të mbahet në Shkup në sheshin “Skënderbeu” më 3 qershor si dhe në Tetovë në sheshin “Iliria” më 4 qershor.