Faton Ahmeti
FAKSIMILËT E MJEKËVE EDHE NË GJUHËN SHQIPE!
Të nderuar mjekë të të gjitha veprimtarive mjekësore,
Ju bëjë thirrje, që në bazë te Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të bëni kërkesë për realizimin e të drejtës tuaj për të pasur në faksimilin tuaj, të dhënat edhe në gjuhën shqipe.
Me këtë rast dua që të Ju përkujtoj dhe inkurajoj që te gjitha kërkesat, lutjet dhe format tjera të komunikimit me Fondin Shëndetësor, t’i bëni edhe në gjuhën shqipe, gjithmonë duke pasur parasysh realizimin e të drejtës e cila buron nga Ligji për përdorimin e gjuhëve.
Ju siguroj që, shërbimet e Fondit Shëndetësor, Ju qëndrojnë në gadishmëri për realizimin e të drejtave tuaja.