Ahmeti: Ende s’ka marrëveshje, nuk është mirë të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme

Ali Ahmeti ,lider i Bashkimit Demokratik për Integrim ka bërë të ditur zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me negociatat për formimin e Qeverisë së Re në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Me këtë rast ai ka thënë se ende nuk ka një marrëveshje me fituesin e partisë maqedonase për këtë cështje.

Ali Ahmeti gjithashtu ka thënë se nuk është mirë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Këto komente ai i bëri sot në një brifing me gazetarët në Shkup duke folur për shumë zhvillime të rëndësishme për vendin por edhe duke komentuar mospjesëmarrjen e partive politike shqiptare në një takim të thirrur për sot.Ali Ahmeti tha se më vjen shumë keq që ata sot nuk erdhën të bëhen pjesë e zhvillimeve , pjesë e procesit dhe pjesë e ndarjes së përgjegjësive të mëtutjeshme

Do të doja që mos e shfrytëzojmë për qëllime të politikave ditore mospjesëmarrjen në këtë takim dhe mos keqpërdoret për politika ditore për ti ndarë dhe përcarë njerëzit u shpreh kreu i BDI-së u shpreh kreu i partisë fituese tek shqiptarët Ali Ahmeti./TetovaSot