Ahmeti, Duraku dhe Bushi bashkë në Kosovë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nënkryetati Sadulla Duraku dhe zv/ministri i MPB-së Bazim Bushi kanë vizituar sot Kosovën. Bushi në Facebook ka treguar arsyet e vizitës.

“Sot bashkë me kryetarin Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtor të tjerë qëndruam në Kosovë për t’i shprehur ngushëllime familjes Zeka, me rastin e vdekjes së Shaip Zekës, vëllait të heroit të kombit, Kadri Zeka dhe njëherësh veprimtarit të çështjes kombëtare.

Të gjithë ne, në emër të BDI-së dhe gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut familjes Zeka i shprehëm respekt për veprimtarinë e tyre në rrugën e lirisë dhe çlirimit. Lavdi figurës së Shaip Zekës!”, shkruan Bushi në Facebook.