Ahmeti: Do të realizohet ëndrra për kryeministrin e parë shqiptar


Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga Zhelina ka deklaruar se shqiptarëve u takojnë 12 institucionet më të rëndësishme të shtetit. Ai ka shtuar se pasi shqiptarët bënë ministrin e mbrojtjes dhe kryetarin e Kuvendit do të realizohet edhe ëndrra për kryeministrin e parë shqiptar në vendin tonë.

“Idetë e mëdha nuk ka se si të mos jetësohen dhe mos të materializohen sepse edhe ne jemi të këtij vendi. Ore tapi tjetër nuk kemi ne tapitë tona gjysh mbas gjyshi këtu na i kanë lënë dhe çohen disa zëra të mekur zëra që akoma më duken fëmijëror thonë s’mund të jetë kryeministër shqiptar. Kush janë këto zëra” deklaroi Ali Ahmeti kryetar i BDI-së.