Ahmeti: Do t’a bëj Maqedoninë si Zvicra


Kryetari i BDI Ali Ahmeti tha se në vitin 2001 ai deklaroi se kishte në plan ta bënte Maqedoninë si Zvicrën.

“Pastaj disa nga mediat dhe politikanët maqedonas e kuptuan këtë si një provokim. Ata shkruajtën dhe thanë se unë planifikoj ta kantonoj Maqedoninë. Këtu jemi sot, 2021, 20 vjet më vonë, Maqedonia është anëtare e NATO-s dhe sot po flas për ta bërë Maqedoninë një vend më të mirë për të gjithë qytetarët. “Të kemi arsim më të mirë, shëndet më të mirë për të gjithë qytetarët, maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe të gjithë ata,” tha Ahmeti.