Ahmeti: “Disa nga qytetarët nuk do ta marrin vaksinën anti-Covid për arsye fetare”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në Kosovë vaksinat nuk mund të arrijnë të paktën edhe tre muaj. Ai ka pohuar se kjo vaksinë është ndryshe nga të tjerat dhe se që asnjë shtet s’duhet t’ia imponojë askujt ta merr atë.

Por Ahmeti ka treguar se disa qytetarët kanë deklaruar se nuk do ta marrin vaksinën anti-Covid, qoftë për shkak të teorive konspirative, deri tek arsyet fetare.

“Ka persona që edhe për shkak të arsyejeve religjioneve nuk pranojnë ta marrin vaksinën, pasi thonë se trupi jonë nuk duhet të marrin diçka të tillë”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se vaksina anti-Covid është për të mirën e qytetarëve, dhe ka thënë se ky virus nuk duhet të merret hajgare.