Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij gjatë inaugurimit të lagjes Compleks Planet në komunën e Sarajit theksoi se me angazhimet e ndryshme si pjesë e Qeverisë kanë arritur që të ofrojnë mundësi të ndryshme për ta bërë vendin më të mirë për jetesë.
Fjalimi i Ali Ahmetit:
Për vendin që e do edhe punon. Varet sa punon për vendin tonë aq edhe e donë. Nëse e duam këtë vend dhe unë mendoj se e duam sepse as atdhe e as vend rezerv nuk kemi.
Është në duart tona, është në mundësinë tonë që këtë vend ta ndryshojmë, këtë vend ta bëjmë më të bukur dhe më të mirë se ata që na e lan trashëgimi sepse jetojmë edhe në kohë në zhvillim shumë më të përparuar si në ekonomi dhe shkencë.
T’ua bëjmë këtë vend të lumtur për jetesë gjeneratave, ata të mos shohin ardhmëri në vendet e tjera qofshin në Perëndim, Amerikën e largët apo Australi.
Diell më të ngrohtë, diell që shkëlqen dhe të ngroh më mire se sa në vendin tënd nuk ka. Unë kam jetuar 15 vite jashtë atdheut, jashtë vendit. Besoni që vend më të mirë se i yni nuk kam parë prandaj t’i përveshim krahët me punë, me djers, çdo gjë arrihet.
Të krijojmë mundësi, kushte dhe unë jam i sigurt se ne po përparojmë në këtë drejtim.