Ahmeti çka do të na befasojë sot, zbulon idenë e re të BDI-së!

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim, sot do të shënojë 19-vjetorin e themelimit dhe me këtë rast, do të zbulojë edhe idenë e cila ditëve të fundit paralajmërohej nën moton “Diçka e mirë po vjen”.
Me këtë rast, lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti do t’i drejtohet publikut në ora 12:00.

Ditë më parë, Ahmeti tha se kjo ide do të diskutohet në publik, njëjtë sikurse ideja e kryeministrit shqiptar.
Funksionarë të kësaj partie, këtë moto e kanë mbajtur të shtypur edhe në fanellat që kanë mbajtur veshë ditëve të fundit në paraqitje publike, me ngjyrën e gjelbër.