Ahmeti: “BDI-ja është akademi vlerash, mbi 20 vite jemi faktorë progresi në këtë vend”

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook ka uruar anëtarët e përzgjedhur të kryesisë qëndrore që sot morrën besimin nga Këshilli i Përgjithshëm duke i përkujtuar se mbi funksionet partiake qëndrojnë misionet dhe pesha e madhe e përgjegjësisë për të ngadhënjyer për të mirën e gjeneratave dhe të ardhmes së ndritur të tyre.

“Të bashkuar dhe të përkushtuar rreth misioneve jetike që presin vendin në rrugën e integrimit, realizimit të reformave, luftës kundër krimit dhe korrupcioni, programit të projekteve të jetës cilësore, si dhe menaxhimit efikas të krizës energjetike dhe ekonomike mbajtëm sot mbledhjen e katërt të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.Me përzgjedhjen e kryesisë qendrore dhe shpalljen e zgjedhjeve brendapartiake në të gjitha këshillat vendorë,degët partiake, Forumin Rinor dhe degët e tij, dëshmuam sërish kapacitetin e brendshëm demokratik, transparencën dhe kompaktësinë tonë organizative.

Mbi 20 vite jemi faktorë progresi, stabiliteti dhe zhvillimi në këtë vend, akademi vlerash kadrovike dhe programore, kjo sepse për ne jetësimi i idealeve kombëtare dhe misioneve jetësore ka qenë prioriteti parësor. Ashtu ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në Bashkimin Demokratik për Integrim që rrënjët e ekzistencës i ka në amanetet e popullit.Përgëzoj anëtarët e përzgjedhur të kryesisë qëndrore që sot morrën besimin nga Këshilli i Përgjithshëm duke i përkujtuar se mbi funksionet partiake qëndrojnë misionet dhe pesha e madhe e përgjegjësisë për të ngadhënjyer për të mirën e gjeneratave dhe të ardhmes së ndritur të tyre”, ka shkruar Ahmeti.