Ahmeti: “‘Ballkanit të Hapur’ mund t’i bashkohen të gjitha vendet që vlerësojnë se kjo nismë është në dobinë e tyre”


Ballkani Perëndimor nuk është objektiv zhvillimeve që bëhen në Ukrainë vlerëson lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Këtë Ahmeti e bazon në faktin se pjesa më e madhe e shteteve të Ballkanit janë anëtare të NATO-s. Ndërsa nismës Ballkani i Hapur mund ti bashkangjiten vendet që kanë interest porositi nga Vlora kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili mori pjesë në promovimin e librit studimor “Triada e Kosovës”, i autorit Bedri Islami.

“Unë mendoj që Ballkani Perëndimor nuk është objektiv i gjithë këtyre zhvillimeve që bëhen në Ukrainë, me një tendencë për tu zgjeruar në Azi sepse Ballkani Perëndimor, pjesa derrmuese e shteteve janë antar në NATO, një pjesë antare në BE. Të gjithë jemi të interesuar të gjendet zgjidhje sa më e shpejtë dhe të mbyllet ky rast i dhimbshem në Ukraine. Të gjendet zgjidhje për të arritur tek armpshumi dhe ti hapet rruge dialogut, vendosjes së paqes dhe të lihen të lirë ukrainasit të vendosin për fatet e veta. Do thoja që presidenti Putin dhe Rusia duhet të ndiejnë përgjegjësi pasi si superfuqi po shkelin mbi vullnetin e një populli dhe kjo duhet ti turperoi dhe sa më parë të tërhiqen aq më mirë do të jetë si për Rusinë dhe per Europën. Mendoj që populli rus ka përgjegjësi kolektive që të mos lejoij këtë luftë të pameshirshme që zhvillohet në Ukrainë dhe sa më parë ti jepet fund ketij invadimi. Unë mendoj që Ballkani i Hapur është një ide së cilës ide mund ti bashkangjitën ato vende dhe shtete që mendojnë se është në dobi të vendeve të tyre. Është një ide që nuk inponohet por një ide që vullnetarisht pranohet, kështu që secili vetvlerson a është mirë për vendet përkatëse, a është e dobishme për vendet perkatese dhe sipas vlersimit bëhen dhe hapat.”, tha Ahmeti.