Ahengjet familjare rrisin numrin e të infektuarve me Kovid-19 në Tetovë

Edhe pse kllasterë të rinj nuk ka, shifrat e dhjetë ditëve të fundit tregojnë për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Tetovë dhe rrethinë. Autoritetet shëndetësore thonë se rritja e numrit është si pasojë e kthimit nga pushimet dhe ahengjet e organizuara familjare.

Në nivel të komunës së Tetovës, deri më tani kemi 1302 të prekur nga virusi korona, nga të cilët, 1040 janë shëruar. Mbeten aktiv 140 persona. Numri në komunën e Tetovës sërish ka filluar të rritet dhjetë ditët e fundit, ndërsa deri para dhjetë ditësh patëm rënie drastike të të prekurve. Rritja ka të bëj me vajtjet në pushime vjetore dhe mos respektim të masave- theksoi Zorica Zafiroska, QSHP Tetovë.

“Numrave të shtuar të dhjetë ditëve të fundit përveç kthimeve nga pushimet, iu kanë ndihmuar edhe dyndjet e këtilla para bankave”.
Problematike në Tetovë, edhe më tej vazhdon të mbetet mosmbajtja e maskave, thonë nga SPB e Tetovës.

Vetëm gjatë 24 orët e fundit, SPB Tetovë ka dorëzuar rreth 60 fletë paraqitje për kundërvajtje nga personave të papërgjegjshëm në këtë rast që nuk mbajnë maska apo kanë kundërshtuar vënien e tyre. Ngelet problematike kjo dukuri, kështu që kolegët në terren veprojnë gjatë gjithë kohës dhe marrin masa adekuate – deklaroi Fatmir Rexhepi zëdhënës i SPB Tetovë.

Sipas SPB-së së Tetovës, më së shpeshti dënohen udhëtarët nëpër autobusë dhe furgon, të cilët refuzojnë të mbanë maska./Bashkim Sulejmani