Agron Llakaj humb njeriun e dashur: Na ke kërkuar të mos derdhim lot

Agron Llakaj ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të personit të dashur në familje. Në një shkrim në Instagram ku ka publikuar fotografinë e nënës së ndjerë Maro, shkruan fjalët prekëse duke kujtuar gjithçka i ka thënë para se të largohej nga jeta.

“…ike Nena Maro ! Ike ! E sic me thoje-” Te Zotit jemi dhe te Zoti do kthehemi …e mira dhe e dashura nena Maro Na ke kerkuar te mos derdhim lote me largimin tendse rrojta sa desha thoje…,e te te mbajme mend ashtu te dashur e te qeshur….,nene madhe Maro ! Udhe te mbare drejt Zotit…., shpirti yt eshte ketu ku e ke shperndare…, ne femije e niper e mbesa…. te Kostandina te Alkida dhe Eno….por edhe te une, se si nene te desha dhe si bir me deshe ! Lamtumire nene e dashur Maro shkruan Llakaj.