Agron Demiri: Do të jem zëri që i ka munguar Komunës së Zhelinës në parlamentin e Maqedonisë së Veriut

Javët e fundit kam patur nderin dhe kënaqësinë të takohem me shumë banorë të Komunës së Zhelinës. Unë jam një djalë Zheline, e nip Dëbërce, jam rritur në sokaqet e thuajse çdo fshati të komunës tonë, sepse Agroni në çdo vend ka familjar, miq e dashamirë. Ne ndajmë çdo ditë të njëjtat halle, brenga dhe copëza lumturie.

E them me bindje të plotë që javët e fundit kanë qënë aq të lodhshme për mua, por dyfish të këndshme. Të ndaja qoftë disa minuta me Ju, të më ofronit një gotë çaj apo kafe, ka qënë vlerësimi më i madh. Unë jam populli dhe dua të punoj për popullin tim, sepse është obligimi im moral.

Veçse kemi hyrë në fazën tjetër të fushatës dhe tani bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare, ku Ju do të ballafaqoheni direkt me kërkesën time për të votuar Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë dhe bashkëfshatarin tuaj, shokun, familjarin tuaj, Agronin.

Le të jetë ky një fillim i ri, për të ardhmen e Zhelinës, për të ardhmen e vendit tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Prandaj, në 8 maj kërkoj nga Ju, zhelinasit e mi, që t’ma besoni votën duke votuar numrin 1, ndërsa unë me kredibilitetin dhe forcën time, do të jem zëri që i ka munguar Komunës së Zhelinës në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, dhe gjithë rinisë në vend.

#Vazhdojmë
#08.05.2024- të votojmë numrin 1❤️