Agolli mesazh Zaevit: Po edhe nëse dilni pozitiv, rasti im le t’ju shërbej si vullnet

Këtë mëngjës kryetari i partisë LSDM Zoran Zaev hyri në vetë izolim të detyrueshëm.

Ai bëri të ditur se kishte pasur kontakt me një gazetar që tashmë kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai gjithashtu në një mesazh në fejsbuk tregon gjendjen e tij shëndetësore dhe bën apel për kujdes.

Ndërkaq mjeku nga Dibra Arben Agolli i shkruan në koment z. Zaev që le të marr si shembull rastin e tij dhe të ket vullnet.

Agolli në koment shkrun: “I dashur Z. Zaev, ju uroj shëndet të mirë dhe një test negativ, por edhe nëse rezultoni pozitiv, çështja ime do të shërbejë si një shembull që me vullnet dhe respekt të fortë nga rekomandimet e infektologëve si dhe me shumë dashuri dhe mirëkuptim nga familja juaj do ta tejkaloni me lehtësi tërë situatën. Përshëndetje Dr. Agoli nga Dibra.