Asociacioni i gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ndaj thirrjes publike që ka bërë gazetari nga Tetova, Emir Hamzai, për masakrimin e gazetarëve të Periskopit dhe Indeksonline të premten.
Ai kishte bërë thirrje publike për masakrim të gazetarëve të Periskopi dhe Indeksonline në stilin e “Charlie Hebdo” që kishte ndodhur në Francë para disa vitesh.
Sipas AGK-së, gjuha e përdorur e Hamzait është shumë e rrezikshme dhe i kontribuon gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes, dhe si e tillë është e dënueshme ligjërisht.
Nga ky institucion është kërkuar që institucionet relevante të merren me rastin, përderisa ka bërë të ditur se njëri prej pronarëve të mediumit të përmendur në statusin e Hamzajt, tashmë ka nisur të ndjek rrugën ligjore ndaj gazetarit në fjalë.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të AGK-së.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim lajmin se gazetari shqiptar nga Tetova, Emir Hamzai, ka bërë thirrje publike për masakrim të gazetarëve të portaleve Periskopi dhe Indeksonline në stilin e “Charlie Hebdo” që kishte ndodhur në Francë para disa vitesh.