Agjërimi para finales? Salah merr këtë vendim

Ramazani ishte një aleat më shumë për Realin në kuadër të finales së Champions-it, për faktin se tre futbollistë të Liverpulit, Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Emre Xhan agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të fesë islame.

Por, me sa duket Jyrgen Klop e ka zgjidhur përfundimisht problemin me ushqimin e futbollistëve të tij për finalen e 26 majit dhe rrezikun që ata të mos vinin në formë për ndeshjen kundër Realit.

Myftiu i Madh i Egjiptit u ka dhënë leje sportistëve të kombëtares që ta shtyjnë agjërimin pas Botërorit, duke cituar se Kurani e parashikon një gjë të tillë për personat që janë në kushtet e pamundshmërisë për shkak të sëmundjes apo udhëtimeve.