“Agjentja” që po josh seksualisht politikanët në zyrat e tyre

Alma Kaçi dyshohet se është vajza që iu “gjunjëzua” Safet Gjicit, për ta nxjerr atë njëherë e mirë nga zyra e Bashkisë së Kukësit, nga politika dhe për t’i lënë një njollë të zezë për gjithë jetën. Ish-kryetari hamshor nuk i rezistoi dot provokimeve të në vajze që hyri në zyrën e tij, e veshur bukur, joshëse dhe u dorëzua përpara saj si një skllav i vuajtur. Padyshim që Alma Kaçi hyri në zyrën e Gjicit për të marrë prej tij filmimin që do t’i rrënonte karrierën. Qartazi duket se kamera ëshë vendosur në çantën e saj, e lënë përballë tavolinës ku u krye akti seksual.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se vajza është një agjente e mirëtrajnuar, për të nxjerr në pah epshet e papërmbajtura të zyrtarëve të lartë. Me origjinë ajo është nga Berati por jeton në Durrës dhe vepron e mbrojtur nga një grup kriminal. Dyshohet se Alma Kaçi shfrytëzonte “kauza sociale” për tu takuar me zyrtarë të lartë, politkanë, njerëz të njohur e biznesmenë.

Qëllimi është mjaft i thjeshtë, grupi që e ka infilturar shantazhon më pas viktimat duke u vendosur gjoba. Burimet jo zyrtare kanë thënë se vajza ka edhe video të tjera, edne të papublikuara me persona të njohur në Shqipëri. Sipas asaj që transmeton “Korrupsioni.al” Alma Kaçi ka qenë e lidhur me zv.drejtorin e SHISH, Vladimir Elezi. Sot Elezi është drejtor i SHISH Kukës nga ku mendohet se lindi ideja për të filmuar Safet Gjicin.

Ndërkohë qarkullojnë informacone ende të pakonfirmuara se Alma Kaçi ishte vajza që u përdorë për të filmuar ish-drejtorin e Hekurudhës Genci Alizotin, në një komunikim erotik me telefon. Alizoti ndërroi jetë 4 muaj më vonë, sipas nëj ataku kardiak, e të tjera zëra thonë se u vetëvra nga turpi. Nuk dihet ende se cila është lista e personave të ërfshirë në skandalet seksuale vetëm të kësaj vajze, pasi zëra shtohen çdo ditë për zyrtarë të përfshirë ngjarje të tilla.

E megjithatë, kjo nuk e justifikon faktin se një kryebashkiak duhet ta kthejë zyrën e tij në motel për të përmbushur epshet e tij seksuale. Përtej faktit se Alma Kaçi mund te jetë e punësuar dhe drejtësia mund të zbulojë rrjetin e gjobëvënësve, përgjegjësia bie mbi zyrtarët e lartë që joshen si skllevër ndaj trupit të femrës së parë që u hynë në zyrë.