Sot në Gjykatën Penale ka një orar të ngjeshur të gjykimeve. Në rastin “Tortura” për mënyrën se si u arrestua Lube Boshkoski, ku i akuzuar është ish-drejtori i policisë sekrete Sasho Mijalkov, i shikuan video prova nga arrestimi shtatë vjet më parë.
Seancë kishte edhe për rastin “Titanik 3” ku të akuzuar janë zyrtarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Në Gjykatën Penale, sot u mbajt edhe seanca për vrasjen e Nikolla Sazadovskit, anëtar i tifozëve “Komiti”.
Avokatët e dy të akuzuarve kërkuan përjashtim të këshillit të gjykatësve, ndërsa pas gjykimit deklaruan se të akuzuarit Besir Bela dhe Skender Demiri ishin pjesëmarrës në sulmin ndaj Nikola Sazdovskit, por nuk janë fajtorë të drejtpërdrejtë për vdekjen e tij.