“Agjenda Evropa në shtëpi” për vitin 2021, jo më vonë se 22 nëntor 2021


Në përputhje me raportin e Komisionit Evropian, Qeveria më 2 nëntor obligoi Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), në bashkëpunim me ministritë resore, që të përditësojnë Agjendën Evropa në shtëpi në përputhje me prioritetet afatshkurtra të Raportit të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 jo më vonë se 22 nëntor 2021. Megjithatë, reformat e përfshira në këtë agjendë që në fillim të publikimit, ende nuk po gjejnë zbatim të plotë. Shumica prej tyre dihet me saktësi se nuk janë zbatuar, disa kanë mbetur në gjysmë rrugë, kurse disa të tjera as nuk kanë filluar. Madje, një pjesë e këtyre reformave të kërkuara, përmenden prej vitesh dhe nuk po zbatohen dhe as ky dokument nuk po iu del në ndihmë. Deri në dhjetor të këtij viti, vendi tashmë duhet t’i ketë përfunduar 90% të reformave, pasi disa të tjera nuk kanë afat, pra, janë reforma të vazhdueshme që kërkojnë më tepër kohë.Në muajin pasues duhet të përfundojnë reforma të tilla si në sferën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, në të drejtat themelore, në media, në liritë, të drejtat dhe siguri, ekonomi, administratë publike, financat publike dhe në mjedisin jetësor, transport dhe energji.

Në fushën e sundimit të ligjit janë paraparë të përfundojë:Zbatimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e kapaciteteve në gjyqësor;Zbatimi i strategjive për burimet njerëzore për Gjyqësorin dhe hapat e Prokurorisë;Riorganizimi i rrjetit gjyqësor dhe prokurorial;Përmirësimi i kapaciteteve njerëzore dhe IT në gjyqësor;Të ruhet statusi i Ohrit – qytet i UNESCO-s (rajoni i Ohrit) dhe të sigurohet zbatimi jo selektiv i vendimeve për heqjen e objekteve pa leje. Në luftën kundër korrupsionit:Të vazhdojë hetimi dhe ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të lartë;Politika e besueshme kundër korrupsionit, duke përfshirë udhëzimet për administratën shtetërore dhe kompanitë në pronësi të shtetit për ndjekjen e rekomandimeve të komisionit shtetëror për Luftimin e korrupsionit.Të drejtat themelore:Forcimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor dhe institucional për mbrojtjen e të drejtave themelore
Reformat në media;Të sillet legjislacioni kombëtar në përputhje me direktivën për Shërbime Mediatike Audiovizive;Drejtësia, liria dhe siguria;Të forcohet regjistrimi sistematik i migrantëve dhe mbrojtja e profilizimit të të dhënave të ndjeshme, që të sigurohet se po zgjidhen problemet e tyre.

Qeverisja ekonomike, politikat ekonomike-Zbatimi i programit për reformën ekonomike (PRE) në drejtim të përshpejtimit të reformave të nevojshme strukturore, bazuar në raportin vjetor të PRE-së, vlerësimin e tij nga Komisioni Evropian dhe konkluzionet e përbashkëta të miratuara të dialogut vjetor midis Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Reformat në administratën publike – Të zbatohet procesi i riorganizimit të organeve, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit të administratës shtetërore
Vazhdimi i digjitalizimit të regjistrave dhe shërbimeve (nëpërmjet administratës) për bizneset dhe qytetarët – Menaxhimi me financat publike-Të përgatitet program i ri për reformën në menaxhimin e financave publike (MFP);Të miratohet strategji për prokurim publik;Sjellja e ligjit për koncesionet;Mjedisi jetësor, transporti, energjia Promovimi i politikave për mjedisore të shëndetshme;Të përmirësohet koordinimi ndërsektorial dhe burimet financiare për reduktimin e ndotjes së ajrit;Mjedisi jetësor, transporti, energjia – Të zbatohet Marrëveshja e Parisit, duke përfshirë krijimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për ndryshimet klimatike dhe miratimin e një ligji në përputhje me kornizën e BE-së 2030 – Disa prej këtyre refomave janë zbatuar, si:

Prezantimi, por jo edhe përfundimi i analizës së parë funksionale për 27 gjykatat themelore nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
Pjesërisht është zbatuar zgjedhja e prokurorëve të rinj publikë në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
Raporti vjetor i punës së KShPK për vitin 2019
Strategjia kombëtare për luftimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe disa reforma të tjera.
Sidoqoftë, këto janë vetëm disa pika nga reformat për sundimin e ligjit, shumica prej të cilave kanë mbetur pa u zbatuar, si ligje të ndryshme, ose për shkak të gjendjes me pandeminë ose për arsye të tjera, që për shkak, siç e cekëm edhe më lart, jotransparenës dhe gjithashtu për shkak se në këto reforma janë të përfshira shumë institucione, nuk mund të dihet me saktësi zbatimi apo jo i plotë i tyre.

Me fjalë të tjera, dokumentit Agjenda Evropa në shtëpi, i duhet një analizë dhe monitorim i vazhdueshëm, jo vetëm nga mediat dhe gazetarët në mënyrë individuale, por nga persona, njohës të fushave përkatëse, pasi është tejet e vështirë, konstatimi i plotë i zbatimit apo moszbatimit të këtyre reformave. Por ajo që dihet në tërësi, duke pasur parasysh se shumë prej reformave janë zvarritur me vite, dhe ne si media i kemi ndjekur, dimë që nuk janë zbatuar dhe arsyetimet e institucioneve janë nga më të ndryshmet.Por, vetë Sekretariati për Çështje Evropiane nuk tregohet transparent nëse, dhe deri ku e ka zbatuar dokumentin Agjenda Evropa në Shtëpi. Për këtë dokument, i cili përmban reforma të rëndësishme për integrimin evropian të vendit që në fillim të prezantimit të tij, është thënë se do të jetë në monitorim të vazhdueshëm dhe transparent rreth zbatimit të tij. Qeveria, në çdo seancë të saj, duhet të shqyrtojë se çfarë është bërë dhe çfarë jo lidhur me këtë dokument, megjithatë, sipas njoftimeve që i jep qeveria në ueb-faqen e saj pas përfundimit të çdo seance nuk ka informacion të bollshëm se sa dhe çfarë konkretisht ka diskutuar mbi këtë dokument.Ndryshe, dokumentin “Agjenda-Evropa në shtëpi”, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shpalosi më 9 mars, në të cilin janë hartuar qëllimet, hapat dhe veprimet për reformën zgjedhore, gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe fusha të tjera. Ky dokument përveç se ka përmbledhur aksionet dhe reformat që duhet të zbatonin institucionet kompetente, nuk konsiderohet ndonjë risi e veçantë. Ajo që pritej të shihet nga kjo Agjendë është nëse do të respektoheshin afatet për përmbushjen e këtyre qëllimeve që kanë filluar nga marsi deri në dhjetor të këtij viti. Por, që duket se këto afate po mbesin vetëm në letër.