Agjencioni Turistik nga Shkupi, mashtron familjen nga Gostivari, ia merr paratë dhe nuk ia rezervon pushimin

Një qytetar nga Gostivari gjatë ditës së djeshme ka denoncuar në polici pronarin e një agjencie turistike i cili nuk i ka rezervuar datën e pushimit.

“Me datë 21.07.2022 në ora 19:30 në Stacionin Policor Gostivar, një 36 vjeçar nga rrethina e Gostivar, ka raportuar se është mashtruar nga personi M.K.(36) nga Shkupi, pronar i një agjencie turistike nga Shkupi për një shumë të parave prej 1500 euro dhe 500 franga zvicerane. Sipas raportit, më 18/05/2022 ai ka rezervuar pushime në Turqi për 13/07/2022, pas së cilës ia ka dhënë paratë me kontratë noteriale. Siç raportohet, M.K. as nuk i ka rezervuar një datë pushimi dhe as nuk i ka kthyer paratë. Rasti është duke u zbardhur”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.