Agjencia Evropiane e Barnave paralajmëron valë të re të COVID-19

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se në javët e ardhshme pritet një valë e re e COVID-19 dhe se COVID-19 dhe viruset e gripit do të shihen së bashku në këtë stinë të vjeshtës dhe dimrit. Zyrtarët e EMA-s zhvilluan një konferencë për media lidhur me situatën e COVID-19 dhe epideminë e lisë së majmunit.

Marco Cavaleri, zyrtari përgjegjës për strategjinë e vaksinave të EMA-s, tha se “Javët e ardhshme pritet një valë e re e COVID-19 për shkak të nën versioneve të reja të Omicron”. COVID-19 në këtë stinë të vjeshtës dhe dimrit do të vërehet bashkë me gripin, tha Cavaleri duke paralajmëruar se personat me imunitet të ulët ndodhen nën rrezik.

Ai bëri thirrje për fëmijët e vegjël me sëmundje të tjera themelore që të vaksinohen për të zvogëluar rrezikun e shtrimit në spital dhe të vdekjes si dhe për personat mbi 60-vjeç, shtatzënat dhe ata që kanë sëmundje kronike rekomandoi të që vaksinohen dhe të bëjnë dozat përforcuese. Lidhur me linë e majmunit, Cavaleri përdori shprehjen “situata epidemiologjike është e besueshme” dhe theksoi se është vërejtur që epidemia është vendosur nën kontroll me një rënie të madhe në numrin e rasteve.