Kamionët e konfiskuar që me vite të tëra kanë qenë të parkuar në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” janë vetëm një sehmbull se në çfarë gjendje janë vend-parkimet, magazinat dhe depot e Agjencisë për menaxhimin e pronave të konfiskuara. Pikërisht automjetet e konfiskuara, që janë mbi 6 mijë në këtë moment, janë problemi më i madh.
Policia pyjore ka diku mbi 2.500 automjete, ne në depot tona kemi mbi 3 mijë automjete, por ka automjete edhe nëpër stacionet e policisë që janë konfiskuar dhe për fat të keq ua zënë oborret e tyre”- tha Faton Asani, drejtor i Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar.
Gjatë vitit të kaluar, institucioneve shtetërore u janë dhënë rreth 200 automjete të tilla të konfiskuara me vlerë prej mbi 800 mijë euro. Por, nuk janë vetëm automjetet problem. Edhe katër depot e Agjencisë janë të stërmbushura. Mallrat e konfiskuara mund të përfundojnë atje ku më së shumti është e nevojshme, por vetëm nëse ka një vendim gjyqësor.
Në të vërtetë në të gjithë rajonin proceset gjyqësore zgjasin 4 – 5 vjet. Gjithsesi, puna është tek gjykatat, ata duhet të jenë më efektive. Nuk mund të filloni menjëherë me donacione, me shpërndarje apo me shitje të tyre, ka ende shumë gjëra në procese gjyqësore”- theksoi Faton Asani, drejtor i Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar.
Edhe depot e doganave gjatë kohë nuk janë kontrolluar, kështu që vitin e kaluar, Agjencia ka marrë mallra të konfiskuara nga Dogana me vlerë prej mbi 600 mijë euro. Çdo gjë që posedon Agjencia dhe është me vendim të plotfuqishëm gjyqësor, përpiqet të shesë, ta jep si donacion ose ta kthejë në buxhetin e shtetit.Alsat M