Agjencia e Barnave në Maqedoni: “Mos përdorni antibiotikë për viruse”

Agjencia e Barnave “MALMED” u bëri thirrje qytetarëve të mos përdorin antibiotikë për të parandaluar dhe trajtuar COVID-19, ndërsa mjekëve u bën thirrje që në mënyrë të arsyeshme t’ua shkruajnë pacientëve.
Nga “MALMED” theksojnë se që nga fillimi i pandemisë është vërejtur shpenzim më i madh i antibiotikëve dhe për këtë shkak reagojnë, për arsye se qytetarët nuk duhet të mjekohen vet pa konsultim me mjekun.

“I rikujtojmë punonjësit shëndetësor për udhëzimet për përdorim racional të antibiotikëve”, thuhet në thirrjen e “MALMED”.
Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në fillim të krizës së COVID-19 u bëri thirrje të mos mjekohen dhe trajtohen vet me terapi antibiotike, menjëherë pas informacioneve se qytetarët masivisht blejnë antibiotikun “Sumamed” për ta trajtuar COVID-19