Agim Nuhiu komenton zhvillimet e fundit: “Bëjnë marrëveshje edhe me dreqin”

Agim Nuhiu i BDI’së ka folur për zhvillimet e fundit e fundit në Maqedoni. Ai ka akuzuar partitë e tjera shqiptare atje, për siç thotë, bashkëpunim me parti që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Jemi të shqetësuar si Bashkim Demokratik për Integrim për faktin e shtrembërimit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë të cilët i kanë dhënë legjitimitetin real subjektit që quhet BDI që të qeverisë me vendin”, tha Nuhiu.

“Shqetësuese janë pretendimet e partive të vogla shqiptare të cilat nuk zgjedhin mjete për të bërë aktivizma të përbashkët edhe me dreqin, edhe me një parti e cila është e majtë, ka në programin e vetë të proklamuar në mënyrë publike qëndrimin anti NATO, heqjen e njohjes së Kosovës e shumë çështje të tjera”, theksoi ai.

Në zgjedhjet vendore BDI u fut në dekadën e tretë të fitoreve ndërkaq këto partitë e vogla u përgjysmuan”, tha Nuhiu.