Agim Krasniqi ikë nga burgu

Agim Krasniqi, që nga dita e djeshme është në arrati, pasi që nuk është kthyer në burgun e Shtipit pas vikendit, informon Alfa.

Krasniqi ishte liruar në shtëpi për vikend, por pasi nuk është kthyer tani ai llogaritet si i arratisur dhe tash më policia është në kërkim të tij. Me ardhjen e LSDM-së në pushtet në vitin 2017 Krasniqi pas nëntë viteve të kaluara prapa grilave, fitoi të drejtën që të shkojnë në shtëpi gjatë vikendeve. Ai me grupin e tij prej shtatë anëtarëve është arrestuar në vitin 2008 për parregullsi dhe shkaktim të parregullsive në të zgjedhjeve të atëhershme parlamentare, armëmbajtje pa leje dhe shoqërim kriminal. Grupi i Kondovës u dënua gjithsej me 50 vjet burg.