Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nê Maqedoni, dërgohen në burgun e Shtipit

Agim Krasniqi, i cili ishte pjesë e “grupit të Kondovës”, dhe Sehat Ramadani u ekstraduan dje nga Kosova, sipas informacioneve të “Fokus”. Pas ekstradimit të lejuar paraprakisht, ata janë vendosur në burgun e Shtipit për të vazhduar vuajtjen e dënimit me burg të cilit ishin dënuar.

Krasniqi së bashku me Ramadani në vitin 2020 nuk u kthyen në burgun e Shtipit pas një fundjave të lirë. Dy vjet e gjysmë përdornin fundjava dhe pushime, por në shkurt katër vjet më parë nuk u paraqitën në dyert e burgut. Ata duhet të vuajnë edhe rreth tre vjet nga gjithsej 15 vjet burgim për të cilat ishin dënuar në vitin 2008.

Ata ishin dënuar për disa vepra penale të lidhura me dhunë.
Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila është përgjegjëse për transferimin në Maqedoni.