Agim Bahtiri: Nuk kemi rezultat të saktë, por i fitojmë mbi 61 deputetë


Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili është pjesë e VV’së ka folur pas mbylljes së vendvotimeve.

Ai ka falënderuar qytetarët dhe ka thënë se nuk kanë rezultat të saktë, shkruan Periskopi.
Nuk kemi pas asnjë problem deri më tani.
“Sipas rezultateve, 34 mijë vetë kanë dalë në votime, pa i numëruar diasporën, jemi duke i marrë shënimet prej secilës pikë. I kemi bindshëm fitues Vetëvendosje, unë po shpresoj që ky trend do të vazhdojë”
“Duhet me pritë edhe nja orë gjys për me ditë saktë. Do t’i marrim mbi 61 deputetë”, tha ai.