Agim Agushi ka vendosur një tjetër rekord historik. Agushi së bashku me Bujar Ajetin, kanë goditur topin mes vete me kokë (në çift) për 34 minuta e 2 sekonda, duke vendosur kështu një rekord të ri në librin e rekordeve ‘Guiness’.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, Agushi ka shkruar:
“Rekordi i ri GUINNESS, 34 min 02 sekonda”.
Gjatë vendosjes së rekordit, ka qenë të pranishëm edhe zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës.