Ageler paralajmëroi zgjerim të mundshëm të listës së zezë të SHBA-së për shtetasit maqedonas

Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, paralajmëroi se është e mundur që lista e zezë e SHBA-së të zgjerohet. Ageler theksoi se lista është dinamike dhe e hapur për emra të rinj.

“Lista e zezë është shumë dinamike.”
Korrupsioni në vend mbetet i përhapur gjerësisht dhe një pikë e dobët për zhvillimin në të gjitha fushat. Për të pasur përfundime të duhura gjyqësore dhe dënime për kryerësit, ambasada amerikane, për herë të parë në rajon, është iniciatore e krijimit të një rrjeti gjyqësor.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler konfirmoi se po shqyrtohen raste dhe emra për sanksione dhe u ndal edhe te problemet me korrupsionin.

Anëtarët e këtij organi do të ftohen bazuar në përvojën dhe përkushtimin e tyre. Ambasadorja amerikane paralajmëroi se do të ketë emra të rinj në të ashtuquajturën listë të zezë të personave që administrata amerikane i identifikon si autorë të korrupsionit.

“Lista e zezë është shumë dinamike. Vazhdimisht shqyrtohen dhe diskutohen emra të rinj. Nuk kam një kohë të saktë kur do të publikohen, sepse kjo është një vendim i Uashingtonit. Por ju siguroj se edhe tani që flasim, ka një numër të caktuar emrash që janë nën shqyrtim dhe, si gjithmonë, synojmë të shtojmë të rinj,” deklaroi ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler.