Afro 900 pacientë me koronavirus janë shtruar nëpër spitalet e Maqedonisë

Sipas Covid-buletinit shëndetësor, 888 pacientë të infektuar ose të dyshuar për Covid-19 janë aktualisht të pranuar në spitale në të gjithë vendin, një numër që po i afrohet 900.
Në 24 orët e kaluara, 7 pacientë u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 158 pacientë janë shtruar në spital. Ka 131 pacientë në mbështetje të oksigjenit, asnjë pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë shtruar 8 pacientë pozitivë dhe 1 fëmijë të dyshuar për Covid-19 dhe 23 pacientë të rritur, pozitivë ose të dyshuar për virusin.
Ka 9 pranime në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa gjithsej 79 pacientë janë të shtruar në këtë spital. 13 pacientë janë në respirator.

44 pacientë, pozitivë dhe të dyshuar për Covid-19, janë të shtruar në Institutin për TBC.
71 pacientë janë të shtruar në spitalin në Manastir, dhe 52 pacientë janë në spitalin e Shtipit. 452 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Covid-19 janë të shtruar në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan, Gjevgjeli, Kërçovë, Kavadar